×
  • Lajme
  • Botë

    Pesë persona të plagosur nga një sulm me bombë në ambasadën Amerikane në Tunizi

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 12:58

    Një person ka kryer sulm kamikaz jashtë ambasadës Amerikane në Tunizi të premten, duke hedhur vetën në erë dhe duke plagosur pesë policë.


    Siç raportojnë mediet lokale, ky është sulmi më serioz që ka ndodhur në vend që nga vera, shkruan DailyMail – transmeton Reporteri.net.

    Zyrtarë të ambasadës e kanë konfirmuar sulmin me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Twitter, ku edhe bëjnë thirrje që njerëzit të shmangin kalimin në atë zonë.

    Disa metra larg portës kryesore të ambasadës, gjendej një motoçikletë e djegur dhe një automjet i policisë i dëmtuar, me ç’rast një helikopter u rrotullua sipër dhe u mblodh një numër i madh i policëve.

    Radioja lokale “Radio Mosaique”, ka raportuar se sulmuesi kishte plagosur pesë oficerë policie kur e hodhi në erë vetën e tij. Stacioni gjithashtu raportoi se mund të ketë qenë një kryes i dytë.

    Në autostradën kryesore që lidhë qarkun Lac, ku ndodhet ambasada, me Tunizinë dhe periferitë në veri, mund të dëgjohen sirena të policisë dhe autoambulancave.

    Verën e kaluar, Shteti Islamik, tha se kishte pasur tre shpërthime militante në kryeqytet, përfshirë një afër ambasadës franceze që vrau një polic dhe një tjetër që plagosi pesë persona gjatë një operacioni të forcave të sigurisë për të arrestuar një të dyshuar.

    Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes:

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!