×
  • Sport
  • Sport

    Nëntë futbollistë në Guinea vdesin pas aksidentit me autobus

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 14:47

    Liga Profesionale e Futbollit në Guinea (LGFP) ka konfirmuar se nëntë lojtarë nga skuadra e divizionit të dytë Etoile de Guinee vdiqën në aksident me autobus.


    Aksidenti ndodhi pak jashtë qytetit të Mamou, rreth 250 kilometra në lindje të kryeqytetit Conakry, ku është vendosur Etoile.

    Skuadra ishte rrugës -për të luajtur në qytetin e Kankanit, 400 kilometra në lindje të Mammou, në atë që ishte menduar të ishte ndeshja e parë e sezonit të ligës, raporton BBC, transmeton Reporteri.net.

    Incidenti i së enjtes është aksidenti i dytë fatal rrugor që përfshin një ekip futbolli të Guineas gjatë muajve të fundit.

    Më 30 janar, tre persona vdiqën kur autobusi i ekipit të Wakriya AC u përfshi gjithashtu në një aksident.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!