Në mbledhjen e Qeverisë së sotme është anuluar vendimi i Qeverisë Haradinaj për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka thënë se është njoftuar për një urgjencë lidhur me një vendim të qeverisë së re.
Ai ka thënë se në kontratën me Betchtel Enkan është bërë fjalë për punë të reja që nuk ishin paraparë në fillim.
Ai tha se kjo kompani kërkon nga MIT 1.18 milionë euro në muaj dhe se nuk ka marrëveshje të nënshkruar në mes të MIT dhe Bechtel Enka-s.
Ai tha se do të ndërmerren hapat e mëtejme pas shfuqizimit të këtij vendimi.
“Qeveria nuk të shkarkoj këtë vendim ku Ministria e Infrastrukturës detyrohet t’i jap Bechtel Enka-s 49.6 milionë euro”, ka thënë Lumiri.
Kërkesa e Abdixhikut është miratuar pa asnjë votë kundër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.