×
  • Lajme
  • Lajme

    Emërohen bordet e përkohshme për Telekomin dhe Trepçën

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 15:13

    Qeveria e Kosovës ka miratuar sot, propozimet e ministres Rozeta Hajdari për emërimin e anëtarëve të përkohshëm të Bordit të Telekomit dhe të Bordit Mbikëqyrës të Trepçës.


    Anëtarë të përkohshëm të Telekomit janë emëruar Genc Raci, Naim Maloku, Luljeta Elezi dhe Ferki Shala.

    Ndërkohë, anëtarë të Bordit të përkohshëm të ndërmarrjes, Trepça, janë emëruar: Sylejmam Hyseni

    Baki Hyseni, Shyqyri Kelmendi dhe Shyqyri Sadiku.

    Sipas saj, drejtorët e propozuar janë ekspertë të fushave, me përvojë të dëshmuar në vende të zhvilluara dhe në Kosovë.

    Kryeministri Kurti tha se mandati i drejtorëve të përkohshëm do të jetë maksimumi gjashtë muaj.

    Ditë më parë, Qeveria shkarkoi bordet e Telekomit dhe Trepçës, me arsyetimin se nuk kryen punën si duhet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!