×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Koha kur Kosova jep miliona pa bazë është e shkuar

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 15:39

    Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me anulimin e vendimit të Qeverisë së kaluar për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”.


    Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, e ka quajtur vendim të paprecedentë atë të Qeverisë së kaluar, që t’i zgjasë dhe t’i shtojë punë në mënyrë arbitrare konsorciumit Bechtel Enka, shkruan Reporteri.net.

    Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga koha e vendimit të shkuar e deri më sot, mund të jenë shkaktuar dëme financiare të cilat do t’i trajtojmë si shtet me ligj dhe dinjitet.

    Tutje Abdixhiku falendëron Bechtel-Enken për punët e bëra deri më tani dhe e fton që në të ardhmen për çdo angazhim tjetër të konkurojnë barabartë me secilën palë tjetër.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157162840242759&set=a.10150389414962759&type=3

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!