×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mua do më kenë në krah”, Haxhiu mbështetë zyrtaret e Ministrisë së Drejtësisë për pabarazi

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 17:33

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se për herë të parë që zyrtareve të Ministrisë së Drejtësisë nuk iu dhuruam lule, por përkrahje.


    Haxhiu përmes një postimi ka thënë se zyrtaret e ministrisë kanë nevojë që të drejtat e tyre të garantohen e të mos diskriminohen, shkruan Reporteri.net

    Kjo e fundit zyrtareve iu ofroi mbështetje duke iu kërkuar që të flasin e të raportojnë diskriminimin, pabarazitë dhe ngacmimet.

    “Për herë të parë, zyrtareve të Ministrisë së Drejtësisë, nuk iu dhuruam lule! Ato, s’kanë nevojë për lule, ato kanë nevojë që të drejtat e tyre të garantohen, të mos diskriminohen, të mos shtypen dhe të jenë të barabarta në ambientin e punës. Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, u ofrova mbështetjen time dhe iu kërkova që të flasin e raportojnë diskriminimin, ngacmimet, pabarazitë. Mua do të më kenë krah në luftën për drejtësi e barazi”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!