×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj reagon pas shfuqizimit të vendimit për 50 milionë euro të Bechtel Enka-s: Kurti po mashtron qytetarët

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 19:17

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovs, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i cili ka shfuqizuar vendimin e marr nga Qeveria Haradinaj që ia mundësonte Bechtel Enka-s edhe 50 milionë euro shtesë për ndërtimin e dy kyçeve dhe një mbikalimi në autostradën “Arbën Xhaferi”.


    Haradinaj ka thënë se ky vendim i ministrit Abdixhiku është mashtrim i radhës i Qeverisë Kurti.

    “Sot duke manipuluar me shifra dhe duke trumpetuar për anulimin e kinse 50 milionëve për Bechtel Enka-n, Qeveria Kurti u mundua që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin. Për hir të korrektësisë dhe me misionin që të tregohet e vërteta, sot Qeveria e Mashtrimit anuloi një vendim autorizim për Ministrinë e linjës që të negociojë për kyçjet në Ferizaj dhe Viti. Në vendimin e Qeverisë që unë kam drejtuar nuk ceket shuma”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përcjell Telegrafi.

    Haradinaj ka thënë se Qeveria nuk anuloi 50 milionë por anuloi vendimin që kishte për qëllim kyçjen e fshatrave të Ferizajit dhe Vitisë, si dhe mbikalimin e Paklenicës me autostradën Arbën Xhaferi.

    “Qeveria e Mashtrimit u mundua që të na hedhë hi syve duke përdorur shifra për të anuluar një autorizim”, thuhet në reagimin e Haradinajt.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1647618202029254

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!