×
  • Lajme
  • Lajme

    Teksa Albin Kurti tregon një ngjarje me Shaban Jasharin, Rifati shpërthen në lot

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 19:06

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalë rasti në Akademinë Perkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së.


    Në këtë akademi kane marrë pjesë familja Jashari dhe shumë përfaqesues të institucioneve e familje të deshmorëve, shkruan Reporteri.net.

    Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka lartësuar veprën e familjës Jashari. Në një moment e ka bërë të qajë Rifat Jasharin. Kurti tregoi një histori kur kishin arrestuar në vitet e 90-ta Lulzim Jasharin, djalin e komandantit Adem Jashari. Sipas rrefimit te Kurtit, Shaban Jasharin e kishin thirrë policia serbe dhe i kishin thënë qe “nëse dëshiron ta lirojnë Lulzimin atëherë dorëzojë armatimin”.

    E sipas tij, Shabani kishte refuzuar se “Lulzima kemi plot”. Në këtë moment, kryefamiljari i familjes Jashari, Rifati shpertheu në lot. I emocionuar nga ky rrefim u pa edhe Lulzim Jashari qe ishte në sallë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!