Pas deklaratave të Fatos Lubonja i cili tha se Intervenimi i NATO-s në Kosovë nuk është bërë për t’i shpëtuar shqiptarët, por për qëllime imperialiste të Amerikës dhe deklaratave të Blerim Rekës, reagon Blerim Latifi.
Sipas këtij të fundit Reka përmes kolltukut i numëron gabimet e Amerikës në Ballkan, por ka mbetur edhe në Shkup të shfaqet dikush që t’i tregoj mëkatet e Amerikës dhe budallakut t’i japim një formë, shkruan Reporteri.net
“Fatos Lubonja në Tiranë del e thotë se “Intervenimi i NATO-s në Kosovë s’u bë për t’i shpëtuar shqiptarët, por për qëllime imperialiste të Amerikës”. Blerim Reka në Prishtinë, nga kolltuku i ministrit, numëron gabimet e Amerikës në Ballkan. Ka mbetur që edhe në Shkup të shfaqet ndonjë “kokë e ndritur” për të na treguar edhe mëkatet tjera të Amerikës dhe kështu budallakut t’i japim një formë gjithëkombëtare”, ka shkruar Latifi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.