Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, ka folur rreth lëvizjes Vetëvendosjes dhe largimit të tij nga aty.
Thotë se Vetëvendosje aktuale ndryshon shumë nga ajo lëvizje kur ai ishte aty?
Por po të kishte një mundësi rikthimi, a do të pranonte një gjë të tillë?
“Jo, mendoj që tash VV ka ndryshuar në mënyrën se si e bën politikën drastikisht prej asaj që unë e kam menduar kur kam qenë në VV”, tha Ymeri në emisionin ‘A Shoë’ në televizionin 7.
“VV sot është shndërruar në një koncept politik që i konvenon Kurtit sesa reflekton një ndryshim shoqëror për të cilin ishim angazhuar”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.