×
  • Lajme
  • Lajme

    Shi dhe vranësira edhe gjatë ditëve të vikendit

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 23:29

    Sipas Prishtina Weather, në Kosovë në fundjavë do të ketë mot me vranësira dhe shi, derisa në viset malore pritet të ketë borë, transmeton Gazeta Metro.


    Ditëve të fundjavës mbi vendin tonë do të depërtojnë fusha të presionit të ulët nga cikloni ‘ELLI’ që po kalon nga Europa qendrore.

    Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me shi, më të theksuara gjatë mbrëmjes dhe natën e së shtunës.

    Në aspektin termik nga dita e diel do të mbajë mot më i ftohtë. Prej ditës së mërkurë, sipas parashikimeve të fundit pritet përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave, që deri ditën e premte do të arrijnë në 20C.

    Më poshtë parashikimi i motit nga Prishtina Weather për pesë ditët e ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!