×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Prekaz, nuk komenton deklaratat e Grenell

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 14:25

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë rreth deklaratës së të dërguarit të posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell se do të ndalin investimet për Kosovën nëse nuk largohet taksa ndaj produkteve serbe.


    Kreu i qeverisë pas homazheve që ka bërë pranë shtëpisë së familjes Jashari në Prekaz të Skënderajt, tha se për këto tema do të flasë në një ditë tjetër. “Sot është “Epopeja e UÇK-së”, dhe dita e mësuesit, në vendet tjera në Prishtinë, jo këtu në Prekaz, ndonjë ditë tjetër flasim edhe për këto gjëra…

    Kam marrë vendime publike”, tha ai.

    Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën e kaluar ka shpalosur planin e tij për largim të pjesshëm të taksës. Këtë nuk e ka mirëpritur i deleguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ai ka kërkuar që ta ksa ndaj Serbisë të largohet plotësisht dhe pa kushte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!