Edward Joseph, profesor i Universitetit “John Hopkins”, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se qëllimi i takimit të fundit në Uashington mes presidentëve Thaçi dhe Vuçiq, ndërmjetësuar nga i Dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ishte arrihet marrëveshja finale, për të cilën ai thotë se është marrëveshja e njëjtë për të cilin ishin dakorduar gjatë mandatit të Mogherinit, shkruan Reporteri.net.
“Qëllimi i vërtetë i Grenell, Vuçiqit dhe Thaçit ishte të arrihet marrëveshja. Dhe unë besoj se bëhet fjalë për të njëjtën marrëveshje apo të ngjashme për të cilën ishin dakorduar gjatë mandatit të Mogherinit. Dhe kjo nënkupton ndarjen e Kosovës, që dikur quhej shkëmbimi i territoreve, por në thelb bëhet fjalë për ndarje sepse nuk e dimë se sa territor të Serbisë do të përfitonte Kosova. Sipas të gjitha gjasave diçka minimale”, ka thënë ndër të tjera ai.
E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ashpër i Dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell. Grenell i ka quajtur të pavërteta pretendimet e Joseph. Ai thotë se në prezencë të tij asnjëherë nuk është diskutuar për ndarjen e Kosovës.
Ndër të tjera Grenell thotë se Joseph po tregohet i pamatur me të tilla deklarata.