Skuadra e Ferizajit gjatë ditës së sotme është përballur si vendas kundër skuadrës së Trepçës 89.
Ndeshje kjo e cila ishte shumë e rëndësishme për mbijetesën e të dyja skuadrave, mirëpo nga humbja e kaluar duket se më shpejt është këndellur skuadra e Ferizajit e cila fitoi me rezultat të thellë 4-0.
Futbollistët e Ferizajit bën një paraqitje spektakolare duke arritur ta dominojnë ndeshjen në çdo aspekt.
Golat për skuadrën e Ferizajit i shënuan Dajaku, Sadriu dhe Hajdarevic, kështu me këtë fitore skuadra e Ferizajit ka më shumë shpresa për mbijetesë.
Përveq kësaj vlen të theksohet se po ashtu ishte një ndeshje e mjaftë e bukurë ku edhe përkundër motit me shi futbollistët dhanë maksimumin e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.