Kërkesës së kryeministrit Kurti që në sektorin privat të mos ketë pagë më të ulët se 350 i janë përgjigjur disa biznese private në vend.
Në mesin e tyre është edhe Alb Hasani, i cili është zotuar sot që nga sot në kompaninë e tij EURO-TEX nuk do të ketë paga më të ulëta se 350 euro, shkruan Reporteri.net.
Kështu ka bërë të ditur deputeti nga Vetëvendosje, Eman Rrahmani.
“Sot vazhduam me ZOTIMIN e radhës, kompania EURO-TEX e cila ka 8 punëtor zotohet se në këtë ndërmarrje nuk do të ketë paga me të ulëta se 350 euro. Alb Hasanin e falënderojmë për zotimin e dhënë dhe ftojmë bizneset tjera të ndjekin shembullin e tij”,ka shkruar ai. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/eman.rrahmani/posts/10158099453972258
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.