Presidenti rus Vladimir Putin derisa ndodhej mes njerëzve, në një moment, një grua u nda nga turma për t’ia shprehur dashurinë.
“Më merr për grua”, i tha ajo.
Presidenti buzëqeshi duke thënë se ishte një “propozim i bukur” dhe pyeti për emrin e saj. Julia, u përgjigj ajo, transmeton Reporteri.net.
Vajza më pas iu afrua Putinit dhe siç i tha më vonë, arriti t’i dhurojë një foto me numrin e saj të telefonit.
“Unë ia dhashë foton, dhe tani do të shohim se cila do të jetë përgjigjja”, tha vajza në fjalë.
Julia pranoi se i pëlqente Putini para shumë kohësh, por nuk mund të thoshte cilat ishin shanset e saj për një martesë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.