Për shkak të koronavirusit, ndeshjet e Superligës së Zvicrës në futboll nuk janë duke u zhvilluar. Masa e pezullimit të ndeshjeve është në fuqi deri më 23 mars.
Së fundi ndeshje të kampionatit helvetik janë luajtur më 22 e 23 shkurt. Janë shtyrë ndeshjet e tri xhirove, ndërsa shtyrje tjera nuk përjashtohen. Pushimin e detyrueshëm skuadrat zvicerane po e shfrytëzojnë për të luajtur ndeshje miqësore. Ndeshjet luhen pa shikues.
Të shtunën një miqësore e kanë luajtur Luzerni e Zurich. Zurich fitoi me rezultatin 5:0, ndërsa formë të lartë në këtë takim miqësor ka treguar reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli. Ai shënoi dy gola.
Për Zurich pos Kolollit tërë ndeshjen luajti edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Hekuran Kryeziu. Mirlind Kryeziu u aktivizua në minutën e 65-të, njëjtë si Toni Domgjoni.
Te Luzernit luajtën Shkëlqim Demhasaj e Lorik Emini, ndërsa mungoi Idriz Voca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.