×
  • Sport
  • Sport

    Konfrimohet meçi mes Petrit Mazrekajt dhe djalit të Arkanit

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 21:13

    Meçi mes boksierit nga Kosova, Petrit Mazrekajt dhe Veljko Raznatovic, djalit të kriminelit serb, Arkanit do të zhvillohet më 26 shtator në Berlin.


    Është vet Mazrekaj që e ka konfirmuar këtë perms llogarisë së tij në Facebook.

    “Më në fund erdhi çasti i shumë pritur. Për të gjithë ju adhurues te boksit deshta t’iu njoftoj se më në fund u nënshkrua kontrata e shumëpritur! Përhajr na koft të gjithve” – shkroi Petrit Mazrekaj.

    Ky meç ishte diskutuar kohë më parë, por ekipi serb kërkonte që të zhvillohej brenda territorit të Serbisë.

    Kujtojmë se ky duel ishte planifikuar të zhvillohej edhe më herët, por vendin ishte vështirë të përcaktohet, pasi interesimi për këtë meç do të jetë i madh, si nga tifozët e boksit në Kosovës po ashtu edhe ata të Serbisë./Reporteri.net/

    https://www.facebook.com/petrit.mazrekaj/posts/3015815191783014

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!