×
  • Sport
  • Sport

    As një minutë lojë për Zenelin!

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 22:34

    Ylli kosovar i Stade de Reims, Arbër Zeneli, nuk arriti të luajë asnjë minutë në ndeshjen e zhvilluar sot kundër Stade Brestois.


    Ai u la në stol nga trajneri David Guion dhe s’pati mundësi ta vazhdojë procesin e kthimit në formë, pas lëndimit të rëndë që e mbajti tetë muaj jashtë fushës së blertë.

    Arbër Zeneli, i cili ishte operuar për shkak të një lëndimi të rëndë të pësuar në qershor të vitit të kaluar gjatë ndeshjes së Kosovës kundër Malit të Zi, u kthye më në fund në Ligue 1 fundjavën e kaluar, kur luajti në pesë minutat e fundit të ndeshjes kundër Monacos, që përfundoi me rezultat 1:1, raporton Gazeta Express.

    Njëjtë si fundjavën e kaluar, 25-vjeçari ishte në stol edhe për ndeshjen e kësaj fundjave të Stade de Reims në Ligue 1 – atë kundër Stade Brestois që nis në orën 20:00 në stadiumin Auguste-Delaune.

    Megjithatë, këtë herë anësorit s’iu dha mundësi të luaj asnjë minutë, përderisa skuadra e tij fitoi me rezultat 1:0.

    Pesë minutat që i luajti fundjavën e kaluar mbeten ende minutat e tij të vetëm gjatë gjithë këtij sezoni, shkaku i lëndimit.

    Ndërkohë, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, shpreson që Zeneli do të arrijë pak nga pak të kthehet në formën që e kishte treguar para lëndimit, pasi që Kosovën e pret ndeshja vendimtare kundër Maqedonisë së Veriut më 26 mars, ndërsa potencialisht, tre ditë më vonë, finalja e madhe për kualifikim në EURO 2020 kundër Gjeorgjisë ose Bjellorusisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!