Të shtëna me armë ka patur në Athinë, Greqi.
Ngjarja e regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune ndodhi në rrugën bregdetare pikërisht në restorantin Eden.
Si pasojë e këtyre të shtënave ka mbetur i plagosur një shqiptar i cili është transportuar menjëherë në spitalin Voula Asklepieion të Athinës, raporton Abc News.al.
Sipas njoftimeve të policisë deri më tani, ka pasur një përplasje me armë ku janë përfshirë katër persona, të cilët filluan të shtinin nga një dyqan dhe vazhduan shkëmbimin e zjarrit edhe në rrugë.
Pas shkëmbimit të zjarrit, një prej këtyre katër personave ra në tokë dhe mbeti i plagosur më pas Autorët që qëlluan hipën në një makinë dhe u zhdukën nga vendngjarja.
Menjëherë ka mbërritur policia e Athinës e cila është vënë menjëherë në kërkim të autorëve ndërsa hetimet po vazhdojnë të zhvillohen në vendin e ngjarjes.
Nuk dihen ende motivet e vërteta që kanë shkaktuar këtë konflikt me armë por nga çfarë raportojnë mediat greke, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.