Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se askush nuk e ka të sigurt qëndrimin në postin e trajnerit, edhe pse thekson se ndien se klubi e mbështet plotësisht.
Për Zidanin është përfolur se mund ta marrë drejtimin e Juventusit apo ekipit kombëtar të Francës, por ai këmbëngul se nuk di asgjë rreth kësaj, raporton Gazeta Express.
Duke folur para ndeshjes së Real Madridit kundër Real Betisit të dielën në mbrëmje, Zidane tha para gazetarëve se askush nuk e ka kontaktuar dhe se nuk është në dijeni për lajme të tilla.
“Jo, jo… askush nuk më ka kontaktuar dhe unë nuk di asgjë. Njerëzit thonë shumë gjëra”, tha Zidane.
Derisa kërkoi t’i hedhë poshtë sugjerimet se do t’i bashkohet Juventusit, Zidane e pranoi se nuk mund të thuhet sigurt se ai do të jetë trajner i Realit edhe sezonin e ardhshëm.
“Nuk është kështu. Askush nuk e di çfarë ndodh në të ardhmen. A ndihem i përkrahur nga klubi? Po, është e qartë. Unë jam trajner i Real Madridit sot, por nesër kjo mund të ndryshojë”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.