Shembjes së një hoteli në Quanzhou të Kinës, nuk i kanë mbijetuar katër persona, të cilët janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat.
Autoritet kanë bërë të ditur se janë nxjerrë 48 pësona, mirëpo sot është bërë e ditur se vetëm 38 janë të gjallë dhe me gjendje të mirë shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Gjatë ditës së djeshme, hoteli me pesë kate është shembur papritmas, duke i zënë brenda rreth 70 përsona.
Kur ndodhi shembja, brenda dy orëve të para arritën të nxirren 32 persona, derisa për të mbijetuarit e tjerë, njësitet emergjente kanë punuar gjatë tërë natës.
Ministria e Emergjencave ka bërë të ditur, se 27 persona janë nxjerrë në gjendje të mirë shëndetësore, derisa një tjetër është në gjendje kritike.
Ky hotel me 80 dhoma, ka shërbyer si karantinë, për të sëmurët me coronavirus, si dhe për ata që kanë qenë në kontakt me personat e infektuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.