Sot për Ditën ndërkombëtare të gruas për 8 mars, ka pasur urime të ndryshme ku njëri prej tyre ishte edhe i Kadri Veselit.
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar të gjitha gratë për nder të Ditës Ndërkombëtare të 8 marsit, shkruan Reporteri.net
Veseli tutje tha se duhet përulemi ndaj të gjitha grave që kanë luftuar për liri dhe që kanë bartur mbi supe një pjesë të përpjekjes së popullit për të ruajtur identitetin kombëtar.
“Për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Grave, urime për të gjitha nënat, motrat e vajzat tona. Në këtë ditë, lartësojmë rolin vendimtar të grave në shoqëri; jo vetëm si nëna që edukojnë brezat e ardhshëm, por edhe si protagoniste në çdo sferë të jetës. Përulemi ndaj të gjitha grave që kanë luftuar për liri dhe që kanë bartur mbi supe një pjesë të përpjekjes së popullit tonë për të ruajtur identitetin kombëtar dhe për të fituar të drejtat e veta. Duke ua uruar këtë festë, ritheksoj zotimin tim për t’u angazhuar në fuqizimin politik, ekonomik dhe social të grave në mënyrë që gratë të marrin vendin e merituar në shoqërinë kosovare”, ka shkruar Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.