×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përmbyten nga shiu tokat në Lushnjë

    Reporteri
    08 Mars 2020 | 15:42

    Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë 48 orët e fundit, në territorin e Lushnjës kanë shkaktuar probleme, kryesisht në tokat bujqësore.


    Me e rënduar situata është në fushat e Tërbufit ku uji ka përmbytur disa hektar tokë me të mbjella.

    Kanalet e para dhe të dyta janë në nivelet maksimale, ku disa prej tyre kanë dalë edhe nga shtrati.

    Fermerët shprehen se dëmi është shumë i madh pasi të mbjellat e tyre po shkojnë drejt kalbëzimit.

    Edhe pse hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë, uji vazhdon të jetë i pranishëm në këto toka.

    Ajo që i tremb me shume fermerët, janë orët në vijim, pasi prurjet e ujit vijojnë të jenë të larta, çka mund të sjellë shtimin e sipërfaqeve të përmbytura.

    Përsa i përket lumit Shkumbin, ditën e diel situata është paraqitur e qetë dhe nuk ka rrezik që të dalë nga shtrati./TCH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!