Grusht Shteti në Sudan, ku ushtria ka rrethuar me njerëz dhe mjete ushtarake pallatin presidencial, duke marrë gjithashtu edhe godinën e televizionit shtetëror.
Ushtarët kanë njoftuar më pas krijimin e një qeverie tranzitore, ndërsa presidenti Omar Al Bashir ka dhënë dorëheqjen. Ky zhvillim ka ndodhur në ditën e pestë të manifestimeve, ku mijëra njerëz kanë zbritur në shesh, duke i kërkuar presidentit të bëjë një hap pas, pas 30 vitesh në pushtet.
Të gjithë anëtarët e qeverisë janë arrestuar pas dorëheqjes së presidentit. Në pranga edhe nënpresidenti i National Congress Party, Ahmed Haroun, ish nënpresidenti Ali Osman Taha dhe truproja e presidentit.
Sipas Arab News aeroporti i Khartum është mbyllur. Manifestuesit që prej ditësh kanë protestuar në rrugë, po festojnë për rënien e Al Bashir.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.