×
  • Sport
  • Sport

    Pamje të rënda nga meçi i UFC-së | Luftëtarja pëson lëndim të tmerrshëm

    Reporteri
    08 Mars 2020 | 17:37

    Luftëtarja e UFC-së Joanna Jedrzejczyk, pësoi një lëndim të tmerrshëm në fytyrë, në përballjen me kinezen Zhang Weili.


    30 vjeçarja, Weili, arriti të triumfojë ndaj luftëtares nga Polonia, Joanna – kinezja me goditje të forta që ia dhuroi kundërshtares së saj ia dëmtoi fytyrën, shkruan Reporteri.net.

    Të dy luftëtarët, treguan më të mirën nga vetja, nga shumë ekspert të UFC-së kjo ndeshja u cilësua si më e mira në histori të vajzave, edhe pse kundërshtarja përfundoi në spital.

    Kështu, Jedrzejczyk dha një intervistë pas humbjes së saj, ndërsa u përpoq të fsheh kokën me flamurin e Polonisë.

    “Ju shikoni ënjtjen time, unë e ndjeva këtë. Ajo ishte e shkëlqyeshme. Kishte diçka që mungonte, por ndjeva të gjitha grushtet e saj”, tha ajo.

    “Nga raundi i tretë, ënjtja më shqetësonte dhe ndjeja se po bëhej gjithnjë e më shumë dhe koka ime ishte e trullosur.

    “Por të gjitha të mirat. Urime, Zhang, dhe unë jam shumë e lumtur që ju dhamë një luftë të mirë,” përfundoi Jedrzejczyk./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!