×
  • Sport
  • Sport

    Afërdita Bytyqi emërohet presidente e Federatës të Ragbit në Kosovë

    Reporteri
    08 Mars 2020 | 18:29

    Ish-zëvendëspresidentja e Federatës të Ragbit në Kosovë Afërdita Bytyqi është zgjedhur presidente e re si dhe njëkohësisht është femra e dytë presidente në një federatë në Kosovë.


    Të enjten (12 mars, 2020), Afërdita Bytyqi pranoi rolin e presidentes së FRK-së, njofton Klan Kosova.

    Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të FRK-së:

    Afërdita ragbin e ka e ka filluar në Mars 2018 me klubin Balkan Lynx. Në shtator, 2018 u është zgjedhur zëvendës presidente e FRK-së ku ka marrë hapat e parë të udhëheqjes së një organizate.

    Afërdita ka përfunduar Fakultetin Juridik në vitin 2017 dhe është në përfundim të studimeve master në drejtimin Civil. Ka punuar si praktikante në Gjykatën Themelore në Prishtinë si dhe me projektin Kodi Civil në Odën e Avokatëve të Kosovës.

    Pozitën e zëvendëspresidentit e mori Dardan Gashi.

    Dardan Gashi ka përfunduar Fakultetin Juridik. Ka filluar të merret me sportin e ragbit në vitin 2013 ku edhe është njeri ndër themeluesit e klubit Peja Eagles Rc si dhe president i të njëjtit klub.
    Ne vitin 2018 Dardani filloi stërvitjen e grupmoshat U10-u14 në Pejë ku vazhdon të trajnoj këto grupmosha në sportin e ragbit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!