Të paktën pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike pasditen e sotme në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se me të arritur në vendi e ngjarjes ka hasur në dy të rinj të lënduar, të cilët kanë pranuar më pas tretman mjekësor në QKUK.
Të njëjtit kanë deklaruar se pas një mosmarrëveshje ishin sulmuar nga disa perosna të tjerë, tre prej të cilëve janë ndaluar nga policia.
“Njesitet relevante Policore të Stacionit policor Jugu në Prishtinë dhe Njësia për Reagim të shpejtë e PK -së në Prishtinë, gjate intervenimit kanë ndaluar tre persona të dyshuar ( vitet e lindjes: 1998, 1998 dhe 1994) dhe të njëjtit janë shoqëruar për në polici për intervistim” ka bërë të ditur zëdhënësii policisë Daut Hoxha për Klan Kosova.
Ai gjithashtu njoftoi se rasti ështe në proces të hetimit dhe pas sqarimit të rrethanave të plota, të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent.
https://www.youtube.com/watch?v=Jb77vX2UdgU
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.