×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United e mposhtë Cityn e ia lehtëson punën Liverpoolit për titull

    Reporteri
    08 Mars 2020 | 19:35

    Manchester United ka mposhtur rivalin e qytetit, Manchester Cityn me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Premierligës.


    Golin e parë në ndeshje e shënoi Anthony Martial në minutën e 30-të të ndeshjes, pas një asisti të bukur nga Bruno Fernandes.

    Rezultatin e dyfishoi McTominay në minutat shtesë të ndeshjes.

    Më shumë se Manchesterit, kjo fitore i konvenon Liverpoolit që iu afrua festa edhe më afër.

    Manchester City mbetet në vendin e dytë në tabelën e Premierligës me 57 pikë, 25 pikë më pak se Liverpooli që javën tjetër mund të shpallet kampion.

    Manchester United ngjitet në vendin e pestë me 45 pikë, tri më pak se Chelsea në vendin e katërt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!