×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti nuk e ka në agjendë takimin e nesërm me presidentin Thaçi

    Reporteri
    08 Mars 2020 | 22:46

    Presidenti Hashim Thaçi përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër do të pret në takim liderët institutcional dhe politik.


    Thaçi ka njoftuar se liderët do t’i takoj veç e veç. Takimet i nis me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, vazhdon me Kadri Veselin e PDK-së, pastaj Ramush Haradinajn, vazhdon me Kurtin, Limajn e krejt në fund Pacollin, shkruan Reporteri.net.

    Nuk dihet nëse të gjithë liderët do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së presidentit Thaçi për takim.

    Por kryeministri Albin Kurti  në agjendën e tij për  ditën e nesërme nuk ka paraparë ndonjë takim me presidentin Thaçi, shkruan Reporteri.net.

    Në ora 10:30 kur Thaçi ka paraparë të nis takimin me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim me themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë.

    Në ora 11:00 do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit që mbahet për 8 marsin ku deputetëve do t’iu drejtohet me një fjalë rasti Vasfije Krasniqi-Goodman.

    Në ora 14:00, vetëm 30 minuta para takimit që Thaçi ka planifikuar të zhvilloi me Kurtin, ky i fundit ka paraparë të marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore.

    Kurse në ora 15:30 Kurti ka paraparë të pres në takim bordin e organizatës joqeveritare GERMIN. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!