Irani ka liruar rreth 70,000 të burgosur për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri në këtë shtet, ka thënë shefi i gjyqësorit, Ebrahim Raisi.
“Do të vazhdojë lirimi i të burgosurve deri në pikën kur nuk krijohet pasiguri në shoqëri”, ka thënë Raisi më 9 mars, sipas agjencisë së lajmeve të gjyqësorit, Mizan.
Ende nuk është bërë e qartë nëse apo kur do të kthehen të burgosurit në ambientet e burgjeve.
Aktualisht është raportuar për më shumë se 110,000 persona të infektuar me koronvirus në gjithë botën, ndërkohë që 3,800 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje.
Në Iran është raportuar për 194 persona të vdekur dhe 6,566 të infektuar.
Autoritetet iraniane kanë mbyllur shkollat dhe universitetet, kanë pezulluar mbajtjen e ngjarjeve të mëdha sportive dhe kulturore, si dhe kanë zvogëluar numrin e orëve të punës në këtë shtet, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit.
Ekspertët kanë shprehur shqetësim se zyrtarët iranianë mund të mos jenë duke raportuar shifra të sakta të të infektuarve në Iran.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.