×
  • Lajme
  • Botë

    Zyrtari i NATO-s në BE infektohet me koronavirus

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 15:26

    Një punonjës në selinë e NATO-s, në Bruksel, është vetëkarantinuar në shtëpi pasi doli pozitiv me koronavirusin, konfirmoi sot një zëdhënës i NATO-s.


    “Ai ishte kthyer nga pushimet në veri të Italisë dhe nuk ndihej mirë. Ai është testuar pasi i ishin paraqitur simptomat të ngjashme me ethe dhe për momentin gjendet në izolim në shtëpi”, thuhet në deklratën e tyre.

    NATO-ja inkurajon të gjithë stafin e Brukselit që të punojnë nga distanca dhe “vizitat në grup” në zyrën e saj qendrore janë pezulluar.

    Disa udhëtime të stafit, gjithashtu janë anuluar.

    Sidoqoftë, NATO-ja këmbënguli se këto masa paraprake nuk do të prishin punën e saj pasi “kanë plane të forta të vazhdimësisë së biznesit, duke siguruar se puna jonë thelbësore të vazhdojë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!