Presidenti Hashim Thaçi, përmes një konference për media i ka përcjellë një porosi Kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur apo pritur teket e askujt, pas refuzimit që ky i fundit i bëri sot për ta takuar.
Thaçi ka sqaruar se qysh të premten ishin dakorduar me kabinetin e Kurtit që të takohen për sot, por se takimi u anulua 5 minuta para orës 13:00, kohë kur Kryeministri e kishte caktuar për takim.
Thaçi tha se do ta takoj Kurtin, kur ky i fundit mendon që është në interes të takohet.
Ndaj deklarimit të presidentit ka reaguar zv.kryeministri Haki Abazi, i cili i thotë Thaçit se Kurti përveç lider i VV-së është edhe kryeministër, shkruan Reporteri.net.
“E para, takimet duhet të kenë axhendë, qëllim dhe arsye, dhe jo të mbahen sa për sy e faqe apo për të justifikuar një lloj legjitimiteti që Thaçi më nuk e ka. Dhe e dyta, nuk është Albin Kurti lider i LVV vetëm, por Kryeministër i Vendit i ngarkuar me mbrojtjen, zbatimin e kushtetutës e cila e garanton sovranitetin dhe integritetin e Republikës! Në shtetin parlamentar Kryeministri i përgjigjet vetëm kuvendit”, ka shkruar Abazi në Facebook.
https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156865172075718
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.