×
  • Lajme
  • Lajme

    5 pacientët që iu nënshtruan testit për koronavirus në QKUK, rezultuan negativ

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 18:26

    Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, sot janë marrë mostrat e pesë pacientëve të cilët dyshoheshin se ishin infektuar me virusin COVID-19.


    Në mesin e tyre ishin edhe tre zyrtarë të EULEX-it, shkruan Reporteri.net.

    Por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se pesë pacientët që iu nënshtruan testit për koronavirus, kanë rezultuar negativ.

    Deri më tash, Kosova nuk ka shënuar asnjë rast të infektuar me koronavirus, duke u bërë kështu një ndër dy shtetet e vetme në Ballkan që janë të paprekura nga ky virus.

    Në njoftimin e tyre IKSHPK ka dhënë edhe disa këshilla se si mund të parandalohet përhapja e koronavirusit.

    Ky është njoftimi i plotë:

    https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.527771290684213/2593689210759067/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARC5HsmAv6I1Li9jOO9Y_ikhAyPhLsAT-y-dKOAi4XF0t0jtkC3hl9vBqK2P50s6Hnly62DiWvIbzA9jZ8EpAVMJ-zgpU7ZTIIbG5FIQCEzHMOJaadN8M9rV9NGUNBiTinEt-dh5nQMMMzc-ejtuI7HV60FnvlEZZ8BbgZfP1xDcpvoNEtHgqeczWiD89LCtAfkz3Dso2aOOqcVi-xDpxo7H4lfgukveVOAEUX7ZnUEcTIcQKRa4_7mqXuRBg9BAyXWkq_EL-MZjcDsaYBhtkqa9RoRhlKwUxxZxMwn7CjxeOhBl4A8ei7yhKPmBREd-aF9Su2xQ7Zkyu_GiUigS3Cb2Og&__tn__=-R

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!