×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Thaçit: Aty ku është Kurti ka gjithmonë përçarje, aty ku nuk është ka bashkim

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 19:23

    Kryeministri Albin Kurti, njëherit kryetar i VV-së ishte sot i vetmi nga liderët që nuk iu përgjigj pozitivisht thirrjes së presidentit Thaçi për takim.


    Ndaj mungesës së Kurtit, ka reaguar Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Thaçi, duke thënë se kreu i VV-së nuk mungoi vetëm sot, por edhe në shumë ngjarje të shënuara për Kosovën.

    Postimi i tij: 

    Gjithmonë ishte një i munguar Albin Kurti, jo vetëm sot. Ai mungoi në Rambuje, atëherë kur të gjithë liderët u bashkuan. Mungoi edhe në Vjenë, në kohën kur uniteti politik ishte jetik për Kosovën.

    Mungoi edhe në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë. Protestoi dhe u bëri thirrje qytetarëve që të flinin, sepse, sipas tij, asgjë e jashtëzakonshme nuk do të ndodhte më 17 shkurt 2008. Ai zgjodhi rrugën, protestat dhe dhunën për t’i kundërshtuar të gjithë ata që guxuan t’u prinin proceseve dhe ta bënin Kosovën shtet. Tash kur procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po bartet në Uashington, ai sërish po fshihet.

    Po fshihet pas Joseph Borellit, që na e solli “njohjen” e Spanjës dhe Mirosllav Lajçakut, që na e solli “njohjen” e Sllovakisë. Me dialogun e lehtësuar nga këta, po dëshiron të na e sjellë edhe njohjen e Serbisë.

    Aty ku është Albin Kurti ka gjithmonë përçarje. Aty ku nuk është ka gjithmonë bashkim!

    https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158057430546670

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!