×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu pranon se e keqpërdori veturën zyrtare

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 19:33

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të disa fotografive nga një zyrtar i PDK-së, në rrjetin social Facebook, ku ajo shihej teksa e fuste djalin e saj në veturën zyrtare.


    Ajo e ka pranuar se ka shfrytëzuar veturën zyrtare edhe për nevoja familjare, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim në llogarinë e saj, Haxhiu është arsyetuar se përveç që mbanë pozitën e ministres, ajo është edhe nënë.

    Ajo ka thënë se kishte ende punë në Ministri dhe djalin e saj nuk mund ta linte në çerdhe pasi as bashkëshorti i saj nuk ishte këtu, ajo e ka marrë djalin dhe është kthyer në punë bashke me të.

    Ky është shkrimi i plotë i saj:

    Sqarim për opinionin publik

    Disa portale paskan publikuar fotografinë time, duke marrë fëmiun nga çerdhja. Për gjithë ata që shkruajnë, duhet bërë e qartë se përveç se jam Ministre, jam edhe nënë. Në kohën kur ende kisha punë në Ministri dhe s’mund ta lija djalin në çerdhe, meqenëse as bashkëshorti s’ishte këtu, isha e detyruar ta merrja dhe sërish të kthehesha në punë, bashkë me të!

    Kaq në lidhje me këtë lajm.”

    https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3430990990305001

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!