Deri më tani fatmirësisht në Kosovë nuk është prekur asnjë person nga koronavirusi.
Megjithatë duke ditur se në Shqipëri janë shënuar rastet e para, kanë nisur thirrjet ndaj Qeverisë të marrë masa mbrojtëse.
Qytetarë të ndryshëm shprehin brengën se vendi ynë nuk është duke u përgatitur për të menaxhuar mirë shpërthimin eventual të koronavirusit, shkruan Reporteri.net.
Qytetari Andi Belegu ka publikuar një foto nga Klinika Infektive ku shpreh shqetësimin për papastërtinë aty, çka thotë se qytetari mund të hynë shëndosh e më pas të dale me infeksione.
“Mëngjesi në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës e cila është shumë e (pa) përgatitur për të menaxhuar me një shpërthim eventual të Koronavirusit në Kosovë. Tabaku aq steril sa që nuk ka pas nevojë as për pjatë e në të tri riska bukë, një virshlle, dhe një gotë me diçka që do të duhej të ishte çaj. Edhe pastërtia në nivel të hatashëm, tamam me hy shëndosh e me dal me infeksione”, ka shkruar ai në Facebook.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156952758775986&set=a.10150225486125986&type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCpE4A53D8sN0tdbJHjsTW-zShNSf3k_FQZeH0miJQUuk2gAMab6puF4KkPtkbJabbHnLEJ7wAB8RBUs5ak8n7zkEo5pMjrKCu-sD9aA3vH0GZoM2-KvVJSfDk1kAV4B0U0gAStPPrpG2-SOCk4ULNHF4NYDbPzdAMO1Ai07TxmHoDm4Sd1EmamyJ1nRNCJB9vm0XjMOTNsfbRnCWeIUtaAsZtIVmcMpb4ZygrA2mnXcATuCE_faxKrGhxl0kt8rGwthA&__tn__=-R
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.