Largimi nga Kërcova e Maqedonisë e mërziti shumë, kjo ndikoj që ai mallin në atë kohë ta shuaj përmes shkrimit. Largimin nga atdheu e kishte akoma të freskët gjë e frymëzonte të shkruaj poezi dhe ti publikonte në gazetën ‘Rilindja” gjatë viteve 1995-1996 në Zvicër.
Ishte vetëm 14 vjeçar kur kardiologu shqiptar Florim Cuculi iu bashkua babait në Zvicër, përmes mundësisë së bashkimit familjar në atë kohë. Rruga drejt Zvicrës nuk ka qenë vendim aspak e lehtë për të, tregon Cuculi për emisionin “Rrëfim Suksesi”.
Dëshira për të shkruar nuk iu shua asnjëherë, por ai zgjodhi që të studioj Zemrën, organin qendror të njeriut. Kështu duke u specializuar në fushën e Kardiologjisë, shkruan Reporteri.net.
Tash e sa vite Dr. Florim Cuculi është shef i Departamentit të Kardiologjisë në spitalin e Luzernit në Zvicër. Ndërsa ndër sukseset e radhës është se stafi i Spitalit beson në detyrën e tij, kështu duke ia lënë në menaxhim Kliniken ‘Cardio Center Luzern’ e cila ka më pak se një vit që ka filluar punën në qendër të qytetit në Luzern, dhe ofron trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Dr. Florim Cuculit ka thënë për emisionin “Rrëfim Suksesi” se në asnjë profesion nuk je i konfrontuar kaq shpesh me fundin e jetës si në profesionin e kardiolologut. Si një kardiolog invaziv ai bën më shumë se 500 intervenime me stenta brenda një viti, ku 95% të rasteve në të cilat ai intervenon kanë sukses.
“Rrëfim Suksesi” është emisioni që ka në fokus ka historitë e shqiptarëve të suksesshëm në Diasporë. Emisioni transmetohet çdo të shtunë në RTV Dukagjini dhe online në “Reporteri”.