×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti i shpenzon qindra euro për flamurin “lara-lara”

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 11:22

    Dikur flamurin e Kosovës e quante lara-lara, por sot Albin Kurti këtë flamur po e mban në zyre dhe po e nderon kur intonohet himni, madje edhe po shpenzon qindra euro për të blerë flamuj të rinj të shtetit të Kosovës.


    Albin Kurti tash e më shumë se një muaj është bërë kryeministër i Kosovës.

    Ai detyrën e shefit të qeverisë e mori pasi partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e fundit që u mbajtën më 6 tetor 2019. Në qeverisje Kurtri është në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të drejtuar nga Isa Mustafa.

    E para se të vinte në pushtet, Kurti kishte vlerësime krejt të ndryshme me të sotmet, si për partnerin e koalicionit ashtu edhe për flamurin e shtetit, shkruan FaktePlus.

    “Nuk mund të ecim më këtë flamur lara-lara përpara”, kjo është fjalia që më së shumti e ka përdorur Albin Kurtri, sa ishte në opozitë dhe sa ishte vetëm kryetar i Vetëvendosjes.

    Mirëpo, më të marrë pozitën e shefit të qeverisë Albin Kurti ka ndryshuar. Ai këtë flamur e ka vendosur në zyrë dhe po e përfaqëson shtetin dhe veten me këtë flamur.

    E për këtë flamur Albin Kurti tashmë ka vendosur edhe të shpenzojë para.

    Zyra e Kryeministrit gjatë ditës së djeshme ka shpallur edhe tender për blerjen e disa flamujve dhe shtizave.

    Tenderi që ka shpallë zyra e Kurtit është “Furnizim me flamuj dhe shtiza flamujsh”.

    Vlera e kësaj kontrate është 984 euro. Furnizimin me këto produkte do ta bëjë kompania “BLENDI”, me të cilën edhe është nënshkruar kontrata me datën 05.03.2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!