Jose Mourinho është zotuar të sigurojë një trofe të shumëpritur në Tottenham, me portugezin i cili nuk do të lejojë që Spurs të bëhet “klubi i tij i vetëm pa medalje”.
‘Special One’ ka një CV të pasur me shumë trofe, nëpër klube të ndryshme dhe e ka ngritur imazhin në një nga menaxherët më të mirë në botë.
Duke rritur reputacionin e tij në Porto, Mourinho ka drejtuar më pas Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United, përcjell lajmi.net.
“Unë besoj se Tottenham nuk do të jetë klubi im i vetëm pa trofe”.
“Fitova në çdo klub dhe besoj se do ta bëj atë edhe me Tottenham”, tha para ndeshjes me Leipzig strategu portugez.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.