Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar si këshilltar politik një ish-bashkëpunëtor të afërt të kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj.
Fjala është për Jeton Zulfaj, i cili në vitin 2014 ka qenë Këshilltar i Lartë i Limajt.
Në komunikatën e qeverisë thuhet se Zulfaj e ka titullin Master të Shkencave në Çështje Evropiane nga Universiteti i Lundit në Suedi dhe se ka fituar bursën nga Instituti Suedez (Swedish Institute). Dhe po ashtu, ai ishte anëtar i rrjetit global për liderët e ardhshëm.
Për të më tej raportohet se ka qenë edhe anëtar i shoqërisë civile dhe ka punuar në projekte për përmirësimin e politikave publike.
Por qeveria askund nuk përmend se Zulfaj ka qenë këshilltar i Limajt.
Në një opinion që kishte shkruar Zulfaj në kohën kur ishte themeluar NISMA kishte folur fjalë të mëdha për Limajn duke thënë se “si lider i Nismës është garanci e një udhëheqje ndryshe dhe e një vizioni ndryshe në politikë, që e ka dëshmuar me qëndrimin e tij të pavarur në Parlament dhe me punën e tij të bazuar në objektiva gjatë dy viteve në Ekzekutiv”.
KËTU mund ta lexoni opinionin e plotë të Zulfajt që kishte shkruar me rastin e themelimit të NISMA-s. /Reporteri.net/.