Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona zyrtar në Prishtinë, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në mediet vendore, bëhet e ditur se njëri nga të arrestuarit është inspektori i ATK-së, Samir Ismajli, i cili dyshohet se muaj më parë u përfshi në një aferë korruptive por që nuk u suspendua nga drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj.
Kjo pasi që inspektori Ismajli dhe drejtori Murtezaj thuhet se janë miq të ngushtë.
Njëjtë nuk ishte vepruar me dy inspektorë të tjerë të cilët ishin suspenduar nga Murtezaj, pasi që u arrestuan se kanë marrë ryshfet në shumën prej 50 euro.
“Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në informatat e pranuara nga organet kompetente dhe duke u mbështetur në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për dy inspektor G.J dhe A.J të cilët janë arrestuar nën dyshimet se kanë keqpërdor pozitën dhe autoritetit zyrtar”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga ATK./Reporteri/