Shqipëria ndërpret të gjitha fluturimet nga Italia në Shqipëri. Ministrja e Transporteve Belinda Balluku ka lajmëruar se ky vendim është marrë pasi Italia tashmë është një zonë e kuqe.
Sot është lejuar që të ulet në Rinas vetëm një avion i Alitalia, që ishte nisur nga Roma. Edhe transporti me anije Itali-Shqipëri është ndaluar për udhëtarët.
“Nuk do të lejohen më pasagjerë nga Italia për në Shqipëri. Avionët bosh mund të marrin pasagjerët nga Shqipëria në Itali.”
Sa i përket transportit detar. Sot do të nisen tragetet e fundit Vlorë- Brindisi dhe Durrës- Bari me pasagjerët që kanë blerë bileta. Pas këtij itinerari ndërpritet çdo lundrim drejt Italisë”, tha Belinda Balluku./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.