Senatori amerikan David Perdue ka komentuar situatën aktuale politike në vend, pas mosmarrjes së vendimit për heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës.
Perdue në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter, ka shkruar se për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, nëse taksa nuk hiqet Amerika duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.
Emisari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richrad Grenell, e ka shpërndarë këtë qëndrim të senatorit amerikan, David Perdue, dhe atë e ka përkrahur edhe ish ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, shkruan Reporteri.net.
Pacolli i ka kërkuar Grenellit të mos ndalet edhe kur ka shumë zëra kundër. Ai këtë e ka ilustruar përmes thënies së kryeministrit të famshëm britanik Winston Churchill, i cili thoshte: “Kurrë nuk do të arrini në fund të udhëtimit, nëse ndaloni të qetësoni qentë që lehin. Për çështjen Kosovë-Serbi duhet të ecim përpara me planin e Richard Grenell”, ka shkruar Pacolli.
Këto reagimeve të politikanëve amerikanë vijnë pas refuzimit të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti që të hiqet menjëherë taksa 100 % ndaj Serbisë pa asnjë kusht shtesë./Reporteri.net