Albin Kurti dhe partia e tij Vetëvendosje sa ishte në opozitë kritikonte në vazhdimësi pushtetet dhe kryeministrat e kaluar për numrin e madh të këshilltarëve.
Por me të marrë vet pushtetin, Kurti nuk ka të ndalur së emëruari këshilltar politik, ku çdo ditë e prezanton nga një.
Në rregulloren e re për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive, thuhet se kryeministri ka të drejtë të emërojë deri 15 këshilltarë politikë, dhe kryeministri gjithashtu mund të emërojë edhe nga një këshilltar politik për secilin nga komunitet nga radha e komunitetit serb, bshnjak, rom, ashkali, egjiptian, goran, malazez dhe kroat, shkruan Reporteri.net.
Sot, kryeministri Kurti ka emëruar tre këshilltarët të radhës. Dorotea Deshishku, u emërua këshilltare politike për rininë, Jeton Zulfaj, u emërua këshilltar politik dhe Agon Hamza, këshilltar tjetër politik.
Kurse emërimin e këshilltarëve e nisi më 13 shkurt kur emëroi Aziz Bicin, është këshilltar politik dhe Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Po të njëjtën ditë e emëroi Tienmu Ma, si këshilltar për punë të jashtme.
Luan Dalipi më 21 shkurt u bë këshilltar i lartë politik si dhe u emërua shef i kabinetit të kryeministrit.
Durim Berisha, u emëruar këshilltar i jashtëm politik po më 21 shkurt.
Erzen Vraniqi, u emërua këshilltar politik më 25 shkurt.
Shenaj Shala u emërua këshilltare e Jashtme Politike si dhe u bë përgjegjëse e Protokollit në Kabinetin e Kryeministrit më 26 shkurt.
Elvis Hoxha, nga Tirana dhe Fëllënza Podrimja u emëruan këshilltarë politikë me 4 mars.
Furtuna Sheremeti u emërua si këshilltare e jashtme politike për çështje juridike më 4 mars.
Dritan Tali, më 5 mars u emërua këshilltar politik për çështje të koordinimit të SHERPA dhe zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes, korrik 2017.
Nora Kelmendi, u emërua më 6 mars këshilltare Politike për koordinimin e të drejtave pronësore.
Xhevdet Neziraj, u emëruar këshilltar politik më 9 mars. /Reporteri.net/.