×
  • Lajme
  • Botë

    Shërohet personi i dytë në botë nga virusi HIV

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 14:30

    Një burrë nga Londra është bërë personi i dytë në botë që është shëruar nga virusi HIV, thonë mjekët.


    Personi i quajtur Adam Castillejo ende nuk ka shenja të këtij virusi në gjak, më shumë se 30 muaj pasi e ndërpreu marrjen e terapisë anti-retrovirale, e cila përdoret nga njerëzit e infektuar me HIV.

    Megjithatë, ai nuk është shëruar përmes ilaçeve që përdoren kundër avancimit të HIV-it, por përmes trajtimit me qeliza, të cilin e kishte marrë për shkak të kancerit nga i cili vuante.

    Dhuruesit e qelizave amë e kanë një gjen të pazakontë, i cili u ofron mbrojtje nga HIV-i, shkruan BBC – transmeton Reporteri.net.

    Në vitin 2011, Timothy Brown, i njohur si “Pacienti i Berlinit”, ishte bërë personi i parë që është shëruar nga HIV-i, tri vjet e gjysmë pas marrjes së një trajtimi të ngjashëm.

    Transplantimi i qelizave amë duket se e ndalon aftësinë e virusit që të shumohet brenda trupit përmes zëvendësimit të qelizave imunitare të pacientit me qelizat e dhuruesit, të cilat i rezistojnë infektimit me HIV.

    Pacienti i Londrës para një viti ishte shpallur pa virus dhe tash ndodhet përsëri në të njëjtën gjendje dhe me shëndet të mirë./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!