×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri frances i Kulturës infektohet me koronavirus

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 14:56

    Ministri i Kulturës i Francës, është bërë politikani i fundit që është infektuar me virusin COVID-19, kanë bërë të ditur kolegët e tij.


    Franck Riester është në gjendje stabile duke pushuar në shtëpi, kanë thënë ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran në televizionin BFM, shkruan Daily Sabah – transmeton Reporteri.net.

    Mediet franceze po ashtu raportojnë se pesë deputetë të Parlamentit francez janë diagnostifikuar me koronavirus së bashku me një punonjës të Asamblesë Kombëtare.

    Burime nga Ministria e Kulturës kanë thënë se ka gjasa se Riester ka gjasa se e ka bartur virusin tek pesë deputetët.

    Shefi ekzekutiv i operatorit të aeroportit të Parisit ADP, i kontrolluar nga shteti, Augustin de Romanet, ka testuar gjithashtu pozitiv për virusin dhe po punon nga shtëpia, tha një zëdhënës më parë.

    Nuk ka njoftime nëse ka edhe zyrtarë tjerë të Qeverisë të infektuar me koronavirus, ka bërë të ditur minstri Veran, duke shtuar se i gjithë kabineti qeveritar po iu përmbahen rekomandimeve të dhëna nga OBSH për parandalimin e përhapjes së virusit.

    Askush nuk po shtrëngon duart në takimet e kabinetit në dy javët e fundit”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!