Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se në kuadër të nismës për organizimin e Konferencës së Unitetit për Kosovën, gjatë ditës së sotme është takuar me kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Haradinaj tha se në këtë takim kanë arritur në një vlerësim të përbashkët se Kosova, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për unitet të brendshëm politik në fazën e një epilogu të dialogut me Serbinë, shkruan Reporteri.net.
“Në kuadër të nismës për organizimin e Konferencës së Unitetit për Kosovën, sot kam zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ishte vlerësim i përbashkët se Kosova, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për unitet të brendshëm politik në fazën e një epilogu të dialogut me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka njoftuar se takimet konsultative me krerët e partive do të vazhdojnë dhe se sot ftesë për takim i ka dërguar edhe kreut të VV-së, Albin Kurti, kreut të LDK-së, Isa Mustafa, kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq dhe përfaqësuesve të Grupit Parlamentar 6 Plus.
“Takimet konsultative me kryetarët e partive parlamentare do të vijojnë në ditët në vazhdim. Sot u kam dërguar nga një letër edhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe përfaqëuesve të Grupit Parlamentar 6 Plus”,a ka shkruar Haradinaj. /Reporteri.net