Detaje të reja kanë dalë nga rasti i infektuar në Durrës, që ministria e Shëndetësisë konfirmoi pak më parë.
Mësohet se bëhet fjalë për një 75 vjeçare, e cila është nga Durrësi, por që ka një histori udhëtimi në Itali.
Sakaq, bëhet me dije se ajo ka marrë pjesë në një ceremoni mortore, ku dyshohet se ia ka trasmetuar edhe një burri 65 vjeçar, me të cilin është takuar.
Kujtojmë që deri më sot janë testuar 114 raste prej të cilëve vetëm 10 janë pozitive. 2 janë të infektuarit e parë, babë e bir, ndërsa 6 të tjerë kontakte të tyre, të cilët pas analizave rezultuan pozitive. Ndërkaq 2 rastet e tjera nuk kanë lidhje me të parët pasi sipas ministrisë njeri ka një histori udhëtimi një ditor në Milano kurse tjetri është gruaja e shtruar në spitalin e Durrësit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.