×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK-ja për rastet e dyshuara me koronavirus: Tre prej tyre negativ, katër ende në pritje të rezultateve

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 15:21

    Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovës ka njoftuar për rastet të cilat janë dyshuar me koronavirus.


    ISHPK-ja ka konfirmuar lajmin për media se në Kosovës ende nuk ka koronavirus, ku tre prej tyre kanë dalur negativ ndërsa katër ende janë pritje të rezultateve për gjendjen e tyre shëndetësore, shkruan Reporteri.net

    Pra, përmes njoftimit ende nuk ka koronavirus në vend.

    Ky është postimi i plotë i ISHPK-së:

    NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, më 10 mars2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për tre raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19.

    Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B.

    Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR të tre pacientëve.

    Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2, ndërsa dy prej tyre është Influencë B pozitiv.

    Sot pasdite kanë ardhur edhe katër mostra, një nga klinika pediatrike dhe tri nga Klinika Infektive të cilat në Laboratoret e IKSHPK kanë hy menjëherë në punë dhe do të ju informojmë me kohë posa të përfundojë puna në laborator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!